Virusi pandemik (Covid-19), ka prekur 155 shtete dhe teritore në botë dhe është duke ndikuar në jetën e secilit, rrjedhimisht është duke ndikuar edhe në mënyrën se si mësojmë.

Në këtë situatë, duke qenë e pamundur për ne si Platforma Akademia të ju ofrojmë një zgjidhje konkrete për mësim nga shtëpia, kemi vendosur që të ju ofrojmë të paktën informacione për burime të ndryshme të cilat mund t’i përdorim këto ditë sa jemi duke qëndruar në shtëpi.

Zhvillimet globale në fushën e teknologjive edukative nuk janë injoruar nga grupe jo formale dhe kompani të ndryshme si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, Sot, fatmirësisht ne mund t’i ndihmojmë secilit duke shpërndarë sa më shumë këto burime që lehtësojnë mësimin nga shtëpia dhe të punojmë së bashku që t’i pasurojmë këto burime me më shumë përmbajtje që të jenë sa më gjithëpërfshirëse.

MOS HARRONI: ËSHTË JETIKE T’I NDJEKIM REKOMANDIMET ZYRTARE PËR MASAT PARANDALUESE!

Ne ju rekomandojmë që të përdorni platformat e mëposhtme gjatë qëndrimit tuaj në shtëpi
Scooler.io

Scooler është institucion digjital me qëllimin për të ndërtuar kampusin më të madh virtual për një bashkëpunim dhe komunikim më të lehtë mes studentëve dhe mësimdhënësve në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Për të kuptuar më shumë, lexo këtu.

Scooler.io ofrohet papagesë për të gjithë studentët, mësimdhënësit dhe prindërit! Për më shumë regjistrohuni këtu.

Schoolme.education

School ME është një platformë e mësimit virtual që ka lindur nga një projekt europian të udhëhequr nga specialist të fushave të ndryshme. Qëllimi I School ME është të mbështesë arsimin e nxënësve shqipfolës të shkollave 9-vjeçare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Malin e Zi, si dhe të fëmijëve shqiptarë në shtete të tjera. Për të kuptuar më shumë lexo këtu.

School ME ofron programin 3 javor papagesë për të gjithë nxënësit në Kosovë dhe Shqipëri. Për të mësuar si mund të regjistroheni, ndiqni videon këtu.

Almooc.com

Albanian Massive Open Online Courses (ALMOOC) është platformë edukative për të ofruar qasje në klasë virtuale për të gjithë studentët shqiptarë, papagesë! Qëllimi i  platformës ALMOOC është të fuqizojnë njerëzit përmes arsimimit drejtë përmisimit të jetës së tyre. Për të ditur më shumë për këtë platformë, lexo këtu.

Metronom.al

Metronom është platformë e mësimit virtual dhe ofron materiale mësimore interaktive në gjuhën shqipe. Qëllimi i kësaj platforme është të promovojë të mësuarit virtual për të gjithë individët papagesë. Për më shumë, lexo këtu.

Këtu mund të regjistroheni në Metronom.al.

Khanacademy.org

Akademia Khan (Khan Academy) është platformë ndërkombëtare për mësim virtual që ofron ushtrime, video, dhe kuize për studentët, mësimdhënësit dhe prindërit. Akademia Khan ka një gamë të materialeve arsimore të qasshme papagesë. Vlenë të theksohet se Akademia Khan përmbajtjen origjinale në gjuhë angleze, për të mësuar më shumë rreth kësaj platforme lexoni këtu.

Në këtë video mund të mësoni se si të aktivizoni titrat në gjuhën shqipe në videot e publikuara nga Akademia Khan.

Regjistrimi në këtë platformë është papagesë dhe këtu mund të regjistroheni.

Gjatë qëndrimit tuaj në shtëpi është me rëndësi çfarë lexoni dhe ku të informoheni , prandaj më poshtë mund të gjeni burime të besueshme të informacionit.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (Republika e Kosovës)

Lajmet e fundit nga ISHP në Facebook

Lajmet e fundit nga ISHP në Web

Instituti i Shëndetit Publik (Republika e Shqipërisë)

Lajmet e fundit nga ISHP në Facebook

Lajmet e fundit nga ISHP në Web

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (Republika e Kosovës)

Lajmet e fundit nga Ministrja Znj. Hykmete BajramiFacebook

Lajmet e fundit nga MASHTI në Web

Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit (Republika e Shqipërisë)

Lajmet e fundit nga Ministrja Znj. Besa ShahiniFacebook

Lajmet e fundit nga MASHTI në Web

Për fund, urojmë dhe shpresojmë që këtë kohë ta shfrytëzojmë sa më mirë që të jemi afër familjeve tona dhe të mundohemi të kalojmë kohë sa më të qetë, relaksuese dhe edukative!

Nëse keni simptoma, mos shkoni në spital! Telefononi në: 038 200 80 800