1920x720

Platforma Akademia pranohet në programin Microsoft for Startups!

Microsoft for Startups është program unik që ndihmon kompanitë start-up të përshpejtojnë rritjen dhe në të njejtën kohë ju mundëson kompanive të reja të përmirësojnë dhe ofrojnë shërbime më cilësore për klientët e tyre.

Antarësimi në Microsoft for Startups nënkupton bashkëpunim të ngushtë mes kompanisë përfituese dhe Microsoft në shfrytëzimin dhe qasjen në teknologjitë e Microsoft, ekspertizën e tregut dhe përfitimet në komunitet. Ky program gjithashtu ju siguron burime të dedikuara për të përgatitur ekipet e marketingut, shitjeve dhe zhvillimit softuerik.

Përmes këtij programi Platforma Akademia ka siguruar fonde për të shfrytëzuar Azure Cloud dhe mbështetjen teknike, aplikacionet për të rritur produktivitetin si Office 365 Business Standard, Visual Studio Enterprise, GitHub Enterprise, Power BI Pro, Power Apps, dhe Power Automate.

Microsoft for Startups është një iniciativë prej 500 milion dollarë për të ndihmuar bizneset e reja të krijojnë, zhvillojnë dhe tregtojnë produktet digjitale në nivel të ndërmarrjeve.  Microsoft for Startups ofron përfitime për kompanitë partnere specifike. Disa përfitime të nivelit të lartë përfshijnë fonde për Azure Cloud, abonim falas Office 365 dhe statusin e shitjeve me përparësi në mesin e më shume se 40,000 përfaqësuesve të shitjes në Microsoft.

Platforma Akademia është themeluar në vitin 2016, me mision mbështetjen e institucioneve arsimore drejtë përmisimit të cilësisë dhe mbrojtjes së integritetit akademik. Në vitin 2018, Akademia ka publikuar versionin e parë të sistemit anti-plagjiaturë me aftësi kontrolli në gjuhën shqipe dhe ndërgjuhësor. Nga viti 2018 në vitin 2020, Platforma Akademia ka arritur të zhvillojë një ndër sistemet më të avancuara në botë në aspektin e cilësisë së kontrollit dhe është sistemi i vetëm në botë që mundëson kontrollimet ndërgjuhësore!